• + 355 4 2251 475
  • info@acpd.org.al
  • ACPD - Bul. Gj. Fishta, P. 26, Hy. 2, Ap. 5, Tirana, Albania
Unaza vaginale

Unaza vaginale

Unaza vaginale është një unazë e hollë, elastike e bërë prej materiali plastik. Ajo ka të njëjtat hormone si pilula kontraceptive. Këto hormone parandalojnë ovulacionin. Po ashtu, ato kalimin e spermatozoideve në mitër dhe bashkimin me vezoret.

Efikasiteti

Unaza vaginale është shumë e sigurt nëse përdoret siç duhet. Efikasiteti i saj bie në rast se:

  • Po merrni antibiotikë ose pilula kundër epilepsisë. Në këtë rast duhet të këshilloheni me një mjek ose farmacist.
  • Harroni të vendosni unazën vaginale pas 7 ditë ndërprerje ose nëse harroni ta ndërroni atë.
  • Humbisni unazën vaginale dhe nuk e rifusni atë ose një të re brenda 3 orësh.

Përdorimi

Për të vendosur unazën vaginale ndiqen këto hapa (shihni edhe figurat e mëposhtme):

  1. Shtypni unazën.
  2. Vendosni unazën deri brenda vaginës. Mund ta vendosni unazën duke qëndruar në pozicione të ndryshme, për shembull: duke qëndruar me një këmbë lart, shtrirë apo me të dy këmbët e shtrira.
  3. Vendosni një gisht të pastër brenda vaginës dhe shtyjeni unazën sa më lart që të jetë e mundur.

Unaza nuk lëviz gjatë kohës që kryeni marrëdhënie seksuale. Mund ta hiqni unazën vaginale gjatë marrëdhënies seksuale, por mos harroni ta fusni përsëri atë pas 3 orësh.

Për ta hequr unazën fusni gishtin në vaginën dhe kapeni atë. Nxirreni jashtë me kujdes.

Unaza ndërrohet çdo javë në të njëjtën ditë të javës kur e keni futur (për shembull: të mërkurën).

Për 7 ditët në vazhdim (1 javë), mos përdorni unazë vaginale. Këtë javë, do filloni të keni gjakderdhje (cikël menstrual). Ju jeni e mbrojtur edhe gjatë javës që nuk keni vendosur unazën vaginale. Pas 7 ditësh (1 javë) fusni një unazë të re edhe nëse ende keni gjakderdhje.

Avantazhet

  • Nuk ndikon shëndetin tuaj
  • Unaza vaginale përmban hormone. Këto hormone në përgjithësi nuk ndikojnë në shëndet.
  • Unaza vaginale nuk ndikon në fertilitet. Nëse doni të ngelni shtatzënë, mjafton të hiqni unazën vaginale.
  • Cikli menstrual shpesh bëhet më pak i rëndë dhe më pak i dhimbshëm.

Disavantazhet

  • Gjatë muajit të parë të përdorimit, mund të keni efekte anësore si dhimbje koke, infeksione vaginale dhe të përziera. Ato zakonisht zhduken vetë. Nëse jo, konsultohuni me një mjek.
  • Në disa raste është më mirë të zgjidhni tjetër metodë të kontracepsionit. Për shembull: nëse pini më shumë se 15 cigare në ditë dhe jeni mbi 35 vjeç, nëse keni një rrezik të lartë për të zhvilluar sëmundje kardiake apo vaskulare. Në të tilla raste konsultohuni me mjekun për të marrë këshilla.
  • Nuk mbron ndaj IST-të ose HIV. Vetëm prezervativi ofron mbrojtje të tillë.