• + 355 4 2251 475
  • info@acpd.org.al
  • ACPD - Bul. Gj. Fishta, P. 26, Hy. 2, Ap. 5, Tirana, Albania
Sterilizimi femëror

Sterilizimi femëror

Parandalon fertilizimin nëpërmjet prerjes së tubave fallopianë. Bëhet me anë të ndërhyrjes kirurgjikale menjëherë pas lindjes, nëpërmjet një prerjeje nën kërthizë, por mund të bëhet edhe në çdo kohë që gruaja e dëshiron nëpërmjet laparoskopisë, laparotomisë, ose kolpotomisë gjatë së cilave mund të vendoset unaza, klipe, banda, mund të bëhet shkatërrim i pjesshëm me elektrokoagulim, lidhje-qepje, apo dhe heqje të pjesshme të tubit.

Sterilizimi femërorështë një metodë kontracepsioni kirurgjikale e njohur ndryshe si lidhja e
tubave. Kjo metodë kryhet nga mjeku specialist.

Sterilizimi femëror është një metodë kirurgjikale e përhershme, e pakthyeshme që siguron kontracepsion permanent prandaj është e përshtatshme për femrat të cilat nuk duan të lindin më fëmijë. Gratë që zgjedhin këtë metodë vazhdojnë të kenë perioda normale por nuk mund të ngelen shtatzënë. Për këtë arsye, një grua duhet të mendohet me kujdes nëse zgjedh këtë metodë.

Avantazhet

  • Efikasitet i lartë
  • Ndërhyrje e parrezikshme kirurgjikale
  • Çiftet nuk shqetësohen për kontracepsionin.
  • Nuk ka efekte anësore.
  • Nuk pengon spotanitetin e marrëdhënieve seksuale.
  • Në sterilizimin femëror nuk ka ndërhyrje në sistemin hormonal. Si rrjedhojë, nuk preket as libido dhe as mënyra e ardhjes së ciklit menstrual.
  • Kjo metodë është plotësisht e sigurt për të parandaluar shtatzaninë.
  • Ndihmon për t’u mbrojtur kundër shtatzënive të padëshiruara dhe sëmundjes inflamatore pelvike.
  • Mund të ndihmojë kundër kancerit ovarial

Disavantazhet

  • Sterilizimi femëror ka disavantazhin që është i parikthyeshëm. Pra, nëse kryhet, nuk mund të kthehet mbrapsht. Rreth 26 % e grave vite më pas kërkojnë rikthimin e procedurës, gjë që është e pamundur.
  • Me raste kërkon ndërhyrje kirurgjikale me anestezi të përgjithshme por që jo gjithmonë del me sukses.
  • Dhimbje në vendet ku është bërë ndërhyrja dhe në fund të barkut për disa ditë pas operacionit.
  • Mund të ketë komplikacione nga procedura kirurgjikale
  • Kjo metodë nuk të mbron nga sëmundjet seksualisht te transmetueshme.