PILULAT
Jo, pilulat nuk shkaktojnë infertilitet. Efekti i tyre frenues tek ovulacioni vazhdon për aq kohë sa merren. Në momentin femra nuk merr më pilula, atëherë pushon edhe efekti i tyre frenues mbi ovulacion.
Po, pilulat kontraceptive të kombinuara mund të fillohen menjëherë pas abortit.
Edhe pse marrja e pilulës orale ndonjëherë mund të ketë efekte anësore, ndikimi që ka në rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit konsiderohet të jetë pak më shumë se i papërfillshëm. Është vërtetuar me studime se rreziqet e kancerit të mitrës dhe vezoreve duket se janë zvogëluar me përdorimin e kontraceptivëve oralë, ndonëse ndikimi në mëlçi duket se rritet.
Efikasiteti i pilulës kontraceptive është 99 % në qoftë se ajo merret në mënyrë të rregullt. Mbrojtja nga shtatzënia fillon të ketë efekt pas pilulës së 7-të. Është e rëndësishme që pilula të merret çdo 24 orë.
Këto pilula mund të fillohen brenda 5 ditëve të para të menstruacioneve. Në këtë mënyrë ju do të jeni gjithnjë të mbrojtura nga shtatzënia për sa kohë që merrni pilulën.
Pilulat e kombinuara duhet të fillohen pas 6 javëve të para të laktacionit, pasi nëse përdoren që në fillim mund të ndikojnë në sasinë dhe cilësinë e qumështit të gjirit. Pas këtyre 6 javëve të para ato mund të përdoren në mënyrë të sigurt.
Shumica e femrave që marrin kontraceptivë nuk do të pësojnë asnjë efekt anësor apo komplikacion. Megjithatë si çdo medikament, edhe kontraceptivët kanë disa rreziqe apo efekte anësore. Ato theksohen më shumë nëse në të njëjtën kohë konsumoni edhe duhan.
Shumica e femrave që marrin kontraceptivë nuk do të pësojnë asnjë efekt anësor apo komplikacion. Megjithatë si çdo medikament, edhe kontraceptivët kanë disa rreziqe apo efekte anësore. Ato theksohen më shumë nëse në të njëjtën kohë konsumoni edhe duhan.
Deri më sot, mendohet se përdorimi i shpeshtë nuk paraqet rreziqe serioze për shëndetin, por nuk ka një përgjigje përfundimtare për këtë pyetje. Është mirë të sqarohet se ky medikament përfaqëson një zgjidhje urgjente dhe nuk duhet të merret si një kontraceptiv i zakonshëm. Përdorimi i shpeshtë i këtij medikamenti në fakt çon në një rritje të efekteve anësore të tij, veçanërisht në lidhje me rregullsinë e menstruacioneve.
Marrja disa herë brenda të njëjtit cikël menstrual nuk rekomandohet, për të shmangur ngarkesën e tepërt hormonale.
Shumica e femrave që marrin kontraceptivë nuk do të pësojnë asnjë efekt anësor apo komplikacion. Megjithatë si çdo medikament, edhe kontraceptivët kanë disa rreziqe apo efekte anësore. Ato theksohen më shumë nëse në të njëjtën kohë konsumoni edhe duhan.
Aktualisht në Shqipëri pilula e emergjencës kërkon një recetë nga mjeku për vajzat e mitura, ndërsa për femrat në moshë madhore nuk kërkohet recetë nga mjeku, por mund të blihet në farmaci.
PREZERVATIVËT
Në të kaluarën besohej se veshja e dy prezervativëve ishte më e sigurt sesa përdorimi i vetëm një të tillë, por kjo nuk është më e vërtetë. Përdorimi i dy prezervativëve, njëri mbi tjetrin, rrit rrezikun e dëmtimit ose daljes gjatë aktit, duke ulur kështu efikasitetin e tyre.
Diskutoni me partnerin për rëndësinë e përdorimit të prezervativit që ofron mbrojtje të dyfishtë: parandalon shtatzënitë e padëshiruara si dhe mbron nga sëmundjet apo infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST). Nëse vërtetë nuk ekziston ndonjë rrezik nga IST, shqyrtoni mundësinë e kombinimit të prezervativit me një metodë tjetër kontraceptive për mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar.
Gjithsesi, kur partneri është i infektuar apo në rrezik për IST, ai duhet të nxitet të përdorë vazhdimisht prezervativë deri sa të trajtojë problemet me infeksionet. Nëse asnjë nga partnerët nuk ka IST, ata mund të mos përdorin prezervativë, por në këtë rast rritet jashtëzakonisht shumë rreziku për shtatzëni të padëshiruar.
Provo të ndërrosh markën e prezervativit.
Një alternativë tjetër është të përdorni lubrifikantë apo ujë mbi prezervativ për të ulur fërkimin që mund të shkaktojë acarimin e lëkurës.
Nëse simptomat vazhdojnë, vizitohu te mjeku sepse mund të kesh infeksion të organeve gjenitale (p.sh., infeksion vaginal, IST, etj.). Nëse nga vizita e mjekut nuk evidentohet ndonjë infeksion, partneri apo partnerja mund të ketë alergji nga lateksi. Në rast se simptomat rëndohen, rekomandohet që të ndërpritet përdorimi i prezervativëve prej lateksi dhe të shqyrtohen mundësitë e përdorimit të metodave të tjera kontraceptive.
Prezervativi femëror gjendet pa recetë në të gjitha farmacitë. Çmimi i tyre përgjithësisht është pak më i lartë se për prezervativët për meshkuj, por shpërndahet falas në qendrat e planifikimit dhe edukimit familjar.
STERILIZIMI
Efikasiteti i vazektomisë është më i madh se 99% për parandalimin e shtatzënisë. Kjo metodë duhet të konsiderohet si një formë e përhershme kontraceptivet, pasi është disi e vështirë të rikthehet me procedurë kirurgjikale.
Procedura e vazektomisë kryhet me anestezi lokale, që do të thotë se zona e prekur është e mpirë, por pacienti është i vetëdijshëm gjatë gjithë procedurës. Ai nuk ndjen dhimbje gjatë procedurës, megjithëse mund të ketë disa ndjesi të pakëndshme. Pas procedurës, pasi anestezia të kalojë, mund të ketë disa dhimbje të lehta që largohen brenda pak ditësh.
Vazektomia zakonisht kryhet si një procedurë ambulatore dhe pacienti mund të largohet nga klinika/spitali po atë ditë. Ai duhet të pushojë për rreth 24 orë pas procedurës dhe të shmangë ushtrimin e sporteve, ngritjen e peshave ose aktivitete të tjera të vështira fizike për një javë pas procedurës. Nuk duhet të bëjë as banjë apo not për të paktën 24 orë. Ai mund t’i kthehet aktivitetit seksual pas një jave, ndonëse procedura mund të mos jetë efikase menjëherë.
Në përgjithësi komplikacionet serioze nga operacioni i vazektomisë janë të rralla. Gjithsesi, ndër rreziqet kryesore janë hemorragjia, mpiksja e gjakut, ënjtjet ose mavijosjet në zonën gjenitale, grumbullim të lëngjeve në testikuj dhe mosfunksionimi i procedurës kirurgjikal (duke rezultuar që partnerja të mbetet shtatzënë).
Ka shumë mite që qarkullojnë dhe që disa pacientë i besojnë për vazektominë. Por, vazektomia nuk ndikon në performancën seksuale, nuk dëmton organin seksual mashkullor, nuk rrit rrezikun e kancerit (përfshirë kancerin e prostatës), nuk rrit rrezikun e sëmundjeve kardiake apo të shkaktojë dhimbje të forta.
Sterilizimi i femrave është pothuajse 100% efikas në parandalimin e shtatzënisë. Sipas Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kanadasë, afërsisht 2-10 nga 1,000 gra mund të mbeten shtatzënë edhe pas lidhjes së tubave.
Pas procedurës, pacientja mbahet në vëzhgim çdo 15 minuta për një orë për t’u siguruar që po rikuperohet dhe nuk ka komplikime. Shumica e njerëzve dalin nga klinika/spitali të njëjtën ditë të ndërhyrjes, zakonisht brenda dy orësh. Rikuperimi i plotë dhe rikthimi në jetën normale zakonisht zgjat dy deri në pesë ditë. Mjeku mund t’i kërkojë pacientes të kthehet për një rikontroll një javë pas procedurës.
Sterilizimi i femrave është një alternativë e mirë për gratë që kanë nevojë për të mbajtur nën kontroll të përhershëm shtatzëninë. Është i sigurt për pothuajse të gjitha gratë dhe ka një shkallë jashtëzakonisht të ulët të dështimit. Sterilizimi është efikas dhe nuk ka të njëjtat efekte anësore si metodat e tjera, si pilulat e kontrollit të lindjes, injeksioni, spiralja, etj. Për shembull, procedura nuk ndikon tek hormonet e femrës, menstruacionet apo dëshirën seksuale. Disa prova sugjerojnë se sterilizimi i femrave mund të zvogëlojë pak edhe rrezikun e kancerit të vezoreve.
Çdo procedurë mjekësore shoqërohet me rreziqe të caktuara. Infeksioni dhe hemorragjia janë efekte të rralla anësore që vijnë pas procedurës së lidhjes së tubave. Duhet biseduar me mjekun për rreziqet para marrjes së vendimit për nisjen e procedurës. Në raste të rralla, tubat mund të shërohen spontanisht pas sterilizimit. Studimet shkencore thonë se ekziston një mundësi e vogël që shtatzënia që mund të ndodh në këtë stad të jetë ektopike (jashtë mitrës).
TË TJERA
Kjo varet nga veçoritë dhe preferencat individuale. Është mirë që kur dikush vendos të përdor një metodë kontraceptive, të shkojë të konsultohet me mjekun e qendrës së planifikimit familjar apo me mjekun e familjes në një qendër shëndetësore. Mjeku është ai që ndihmon klientin të zgjedhë metodën që është më e përshtatshme për përdoruesin në mënyrë që të dy partnerët të ndihen rehat.
Kjo varet nga metoda kontraceptive që do të zgjidhet dhe nga koha e fillimit të saj. Ideale do të ishte që përdorimi i çdo lloj metode kontraceptive të fillojë ditën e 1-5 të menstruacioneve. Por nëse klienti vendos të fillojë metodën në çdo kohë, është mjeku ai që do t’i tregojë saktësisht se kur fillon efektin kontraceptivi që ka zgjedhur.
Disa gra mund të kenë shqetësime gjatë përdorimit të kontraceptivëve të cilat ndryshojnë nga një grua tek tjetra. Shqetësimet më të zakonshme janë; marrje mendsh, të vjella, dhimbje koke, tensionim të gjinjve. Nëse një femër ka shqetësime nga përdorimi i metodës kontraceptive që ka zgjedhur, duhet të shkojë tek mjeku për të zgjedhur një metodë tjetër, apo për të vendosur së
bashku se çfarë duhet bërë.
Por, disa prej metodave kontraceptive kanë efekte mjaft pozitive për femrat. Kështu, pilulat lehtësojnë dhimbjet menstruale dhe pakësojnë humbjen e gjakut menstrual dhe aneminë. Pilulat mund të pakësojnë aknet, dhe shpesh herë mjekët e japin si mjekim për to.
Në Shqipëri kontraceptivët vazhdojnë të ofrohen FALAS në tre nivelet e kujdesit shëndetësor në: këshillimoret e nënës e fëmijës, qendrat shëndetësore, maternitetet qendër rrethi dhe qendrat e planifikimit familjar në të gjithë vendin. Metodat kontraceptive mund të sigurohen dhe në sektorin privat, në farmaci, në të gjithë vendin.