
Kondomi për meshkuj
Prezervativi (ose kondom) është e vetmja mënyrë kontracepsioni që ofron mbrojtje edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Janë dy lloje prezervativësh, ai për mashkullin dhe ai për femrën. Prezervativi që përdoret për mashkullin është ai që përdoret më shpesh.
Prezervativët janë prodhime lateksi, poliizopren ose poliuretan dhe kanë si funksion ndalimin e kontaktit të spermës së mashkullit me vezoret në trupin e partneres. Disa lloje markash kanë edhe spermicide (substanca që vrasin spermatozoidet e ejakuluara) në brendësi të prezervativit me qëllim rritjen e efikasitetit.
Nëse përdoren në mënyrë të saktë dhe sipas udhëzimeve, prezervativët janë efikasë në 98% të rasteve.
Si përdoret kondomi për meshkujt?
Përpara çdo kontakti fizik, të vendoset prezervativi në majën e penisit të erektuar, me pjesën e mbështjellë nga jashtë. Për mbrojtje më të mirë dhe më të sigurt, të vendoset prezervativi para se organi mashkullor të ketë kontakt gjenital, oral apo anal.
Ajri brenda prezervativit mund ta dëmtojë dhe ta çajë atë. Të shtypet maja e dalë e prezervativit me gishtin e madh dhe gishtin tregues dhe më pas të vendoset prezervativi në penisin e erektuar. Rrëshqitni plotësisht pjesën e mbështjellë të prezervativit deri te fundi i penisit të erektuar.
Prezervativi duhet të vendoset me lehtësi. Nëse ushtrohet forcë, kjo mund të shkaktojë çarje gjatë përdorimit. Nëse prezervativi nuk vendoset me lehtësi, mund të jetë vënë mbrapsht, mund të jetë dëmtuar ose të jetë i vjetër. Hidheni atë dhe përdorni një tjetër të ri. Nëse prezervativi është vënë mbrapsht dhe nuk keni tjetër, kthejeni atë në anën e duhur dhe vendoseni në penis.
Menjëherë pas ejakulimit, mbajeni buzën e prezervativit pa e lëvizur dhe tërhiqeni penisi ndërkohë që është në gjendje të erektuar. Nxirreni penisin. Hiqeni prezervativin pa e derdhur spermën.
Hidheni prezervativin në një vend të sigurt. Futeni prezervativin në ambalazhin e tij dhe hidheni në mbeturina. Mos e hidhni prezervativin brenda në bide e tualet, pasi mund të shkaktojë bllokim të tyre.
Nëse do të kryeni marrëdhënie seksuale sërish ose do të kaloni nga një akt seksual në një tjetër, përdorni prezervativ të ri.
Avantazhet
- Prezervativi mund të blihet pa recetë. Shumica e metodave të tjera kontraceptive kërkojnë ndihmën e drejtpërdrejtë të një ofruesi të kujdesit shëndetësor së bashku me një recetë.
- Prezervativi është i lehtë për t’u përdorur.
- Mbrojtja kundër SST. Duke përdorur një prezervativ, i cili në thelb krijon një pengesë që parandalon shkëmbimin e lëngjeve trupore, mund të shmangen shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme si HIV.
Disavantazhet
- Ata me alergji ndaj lateksit mund të mos jenë në gjendje të përdorin prezervativë të rregullt. Një alternativë do të ishte përdorimi i prezervativëve poliuretani.
- Disa çifte pretendojnë se kënaqësia gjatë marrëdhënieve seksuale zvogëlohet për shkak të barrierës që paraqet prezervativi latex.
- Fërkimi i tepërt gjatë marrëdhënies seksuale mund të shkaktojë çarjen e prezervativit.
- Heqja dhe asgjësimi i gabuar i prezervativit mbas aktit mund të shkaktojë shtatzëni të padëshiruar.