• + 355 4 2251 475
  • info@acpd.org.al
  • ACPD - Bul. Gj. Fishta, P. 26, Hy. 2, Ap. 5, Tirana, Albania

Injeksioni kontraceptiv

Injeksioni kontraceptiv është një metodë kontracepsioni. Ai përmban një hormon. Ky hormon pengon ovulacionin. Po ashtu, ai e bën më të vështirë që spermatozoidet të futen në mitër dhe parandalon në këtë mënyrë fekondimin e një vezoreje. Injeksionet vetëm me progestin nuk përmbajnë estrogjen, kështu që mund të përdoren gjatë periudhës së ushqyerjes me gji. Mund të përdoret edhe nga […]

Unaza vaginale

Unaza vaginale është një unazë e hollë, elastike e bërë prej materiali plastik. Ajo ka të njëjtat hormone si pilula kontraceptive. Këto hormone parandalojnë ovulacionin. Po ashtu, ato kalimin e spermatozoideve në mitër dhe bashkimin me vezoret. Efikasiteti Unaza vaginale është shumë e sigurt nëse përdoret siç duhet. Efikasiteti i saj bie në rast se: Po merrni antibiotikë ose pilula […]

Prezervativi femëror

Ashtu si me prezervativin për meshkujt, prezervativi për femrat përdoret për të parandaluar kalimin e spermës dhe kontaktin mes lëngjeve seksuale të të dy partnerëve. Prezervativi femëror mbron si nga fekondimi i padëshiruar ashtu edhe nga të gjitha sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ai bëhet nga poliuretani, është më i hollë por më rezistent se prezervativi mashkullor dhe përdoret vetëm një […]

Spiralja

Spiralja (ose kontracepsioni mekanik) është një nga format më të përhapura të kontracepsionit. Është një pajisje e vogël në formë T-je që vendoset në uterus (mitër). Në ditët e sotme për kontracepsion përdoret zakonisht dispozitivi intrauterin (DIU, Spirale, Sterile), që në Shqipëri njihet me emrin Mirenë. Ai parandalon implantimin e embrionit në endometër përmes mekanizmave mekanikë apo kimikë. DIU ka […]

Patch-i (pulla hormonale)

Patchi (apo pulla hormonale) është një kontraceptiv i ri hormonal me formulim patch transdermik (lëshon hormone përmes lëkurës) që në sajë të kombinimit të estrogjenit dhe progrestit me dozë të ulët garanton siguri dhe lehtësi administrimi, efekte anësore të pakta dhe asnjë rrezik se mund ta harroni ta merrni (si në rastin e pilulave). Për sa i përket madhësisë, është […]

Vazektomia (sterilizimi mashkullor)

Jo të gjitha metodat e kontracepsionit kanë si synim apo objektiv femrën. Një nga format më të rralla të kontracepsionit është edhe vazektomia tek meshkujt. Vazektomia (ose sterilizimi mashkullor) është një formë e kontracepsionit kirurgjikal që ka të bëjë me prerjen dhe lidhjen e 2 tubave (secili prej tyre quhet vas deferens), të cilët bartin spermën nga testikujt drejt e […]

Pilula e urgjencës

E njohur edhe si pilula e emergjencës, kjo pilulë është një medikament hormonal që zvogëlon gjasat për të mbetur shtatzënë pas marrëdhënieve të pambrojtura (prezervativi i dëmtuar, mbrojtja jo e mirë, etj.) merret brenda 72 orëve nga akti seksual. Ideale është që pilula të merret brenda 12 orëve nga akti seksual i pambrojtur. Efikasiteti Efektiviteti në çdo rast konsiderohet shumë […]

Kondomi për meshkuj

Prezervativi (ose kondom) është e vetmja mënyrë kontracepsioni që ofron mbrojtje edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Janë dy lloje prezervativësh, ai për mashkullin dhe ai për femrën. Prezervativi që përdoret për mashkullin është ai që përdoret më shpesh. Prezervativët janë prodhime lateksi, poliizopren ose poliuretan dhe kanë si funksion ndalimin e kontaktit të spermës së mashkullit me vezoret në […]

Sterilizimi femëror

Parandalon fertilizimin nëpërmjet prerjes së tubave fallopianë. Bëhet me anë të ndërhyrjes kirurgjikale menjëherë pas lindjes, nëpërmjet një prerjeje nën kërthizë, por mund të bëhet edhe në çdo kohë që gruaja e dëshiron nëpërmjet laparoskopisë, laparotomisë, ose kolpotomisë gjatë së cilave mund të vendoset unaza, klipe, banda, mund të bëhet shkatërrim i pjesshëm me elektrokoagulim, lidhje-qepje, apo dhe heqje të […]

Pilulat kontraceptive

Pilulat kontraceptive janë një lloj medikamenti që femrat mund ta marrin çdo ditë për të parandaluar shtatzëninë. Njihen me emra të ndryshëm: kontraceptivët oralë ose edhe thjesht pilula. Kontraceptivët oralë përbëhen nga hormone. Hormonet janë përbërës kimikë të prodhuar normalisht nga vetë trupi i njeriut dhe kontrollojnë mënyrën se si funksionojnë pjesë të ndryshme të trupit. Kontraceptivët oralë ose “pilulat” […]